Sport

Zyrtare: Ardit Jaupaj transferi i ri i Feronikelit

Ardit Jaupaj është përforcimi më i ri i Feronikelit, transmeton Koha.net.

“Ardit Jaupaj është lojtari më i ri i cili tashmë është bërë pjesë e KF. Feronikelit, me qëllim të përforcimit të ekipit, i cili me lojtarët e mëparshëm dhe me transferet e ditëve të fundit, po synon që të kthehet në pozitat e para të ligës”, thuhet në konfirmimin e klubit.

Ai është transferuar nga Flamurtari, teksa më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Partizanit.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, tha se, “ardhja e Jaupajt në ekip do të jetë një hap më shumë i bërë drejt arritjes së qëllimeve për t’u kthyer në luftë për titull”.