Sport

Kuka: Nismë e mbarë e vitit nga Krasniqi e Gjakova

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka është ndarë i kënaqur me fillimin e mbarë të këtij viti për xhudistet e tij.

Distria Krasniqi rrëmbeu medaljen e argjendtë në Kupën Botërore – Grand Prix në Tunizi, përderisa Nora Gjakova është në garë për të artën dhe në finale do të përballet me jugkoreanen, Youjeong Kwon, transmeton Koha.net.

“Kosova tani më ka dy medalje të sigurta. Distria e argjendtë me tri fitore dhe një humbje edhe pse në finale ishte 3 minuta më e mirë por minutën e fundit s’kishte koncentrim dhe humbi ndeshjen, nismë e mbarë për Disin në këtë vit. Nora Gjakova po ashtu gjendet në finale ku do ketë punë të vështirë me koreanen Kwon me të cilën ka bilanc negativ por pres luftë të fortë në finale”, ka shkruar Kuka, i cili ka shtuar se, “deri në finale dy garueset shënuan nga tri fitore. Medaljet në Grand Prix janë edhe pikë për ranglistën botërore për garueset tona”.