Sport

Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Prix të Tunizisë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është dalë e dyta më e mirë në Grand Prix të Tunizisë që u zhvillua sot.

Krasniqi arriti të rrëmbejë medaljen e argjendtë në këtë kompeticion, pasi humbi në finale nga braziliania Jessica Pereira në kategorinë -52 kilogramë, raporton Koha.net.

Në luftë për të artën është edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila në kategorinë deri 57 kilogramë në finale përballet me jugkoreanen, Youjeong Kwon.