Sport

Krasniqi prek gjysmëfinalen në Tunizi

Xhudistja Distria Krasniqi ka vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së Artë në Grand Prix që po mbahet në Tunizi, duke mposhtur spanjollen Ana Perez Box në çerekfinale.

Pak minuta pasi Nora Gjakova siguroi gjysmëfinalen në kategorinë deri në 57 kilogramë, këtë e realizoi edhe Krasniqi në kategorinë 52 kilogramë.