Sport

Xhudistët kërkojnë medalje në “stacionin” e parë të madh të Majlindës

Descriptive Text

Në një vend të veçantë, Majlinda Kelmendi ka shënuar suksesin e parë të madh si seniore në rrugëtimin e saj drejt majës së xhudos, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte turneu Grand Prix që u mbajt në Tunizi të Afrikës në maj të vitit 2010, në të cilin Majlinda ka fituar medaljen e parë të artë në ngjarjet e turit botëror të IJF-së, ku përfshihen turnetë më të mëdhenj të xhudos, ata Grand Prix, Grand Slam e Masters.

Ai ishte i vetmi edicion i Grand Prix të Tunizisë. Kjo garë në kalendar është kthyer vetëm këtë vit, ndërsa prapë Kosova do të jetë pjesëmarrëse. Por jo edhe Majlinda që po e merr veten pas një operimi në gju.

Grand Prix i Tunizisë nis të premten (sot), ndërsa Kosovën do ta përfaqësojnë Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova. Nora e Distria garojnë të premten (sot), ndërsa Akili të shtunën (nesër).(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).