Sport

Reali Madridi “mbret” edhe në rrjetet sociale

Real Madridi është “mbret” edhe në internet dhe në rrjetet sociale, tregon një raport i fundit i UEFA-s.

Uebfaqja e “Los Blancos”, realmadrid.com, është faqja më e vizituar e klubeve të futbollit në Evropë me 8.5 milionë vizitues për muaj, me 3.3 milionë më shumë se Barcelona që është klubi i dytë me më së shumti në këtë vizitues nga La Liga në top 15-shen e UEFA-s, transmeton Koha.net.

Kurse pas Real Madridit janë dy gjigantët anglez Manchester Unitedi e Liverpooli me nga 8.1, respektivisht 6.9 milionë vizitorë.

Listën e top 15 klubeve me shikueshmërinë më të madhe në uebfaqe të klubit është kjo më poshtë:

Image

Real Madridi prinë edhe në rrjetet sociale Twitter e Facebook, me total prej 133 milionë ndjekës në të dy platformat.

E dyta është Barcelona me 130 milionë ndjekës, përderisa Unitedi është i treti me 90 milionë.

Lista e plotë e ndjekësve në Facebook e Twitter është kjo:

Image

Në aspektin individual prinë Cristiano Ronaldo, i cili ka 301 milionë ndjekës, bindshëm para ndjekësit të parë Leo Messit, i cili ka 190 milionë ndjekës, kurse vendin e tretë e mban ylli i PSG-së, Neymar.

Image