Sport

“Neymari nuk ka klauzolë largimi nga PSG-ja”

Descriptive Text

Marcos Motta, përfaqësues legal i Neymarit ka thënë se ylli brazilian nuk ka klauzolë largimi në kontratën e tij me PSG-në.

Raportohet se transferi më i shtrenjtë në botë nuk ka arritur të adoptohet shumë mirë me jetën në Paris, pas transferimit nga Barcelona për 222 milionë euro, raporton Marca.

Real Madridi besohet se është i interesuar ta sjellë brazilianin në Santiago Bernabeu, transmeton Koha.net. Megjithatë Motta thotë se Neymari nuk ka klauzolë largimi te PSG-ja.

“Mund të garantoj se nuk ka klauzolë largimi në kontratën e Neymarit”, është shprehur ai.