Sport

Kampionia me Ramën, ia komplikon foton me 2 gishtat lart

Descriptive Text

Prishtinë, 17 shkurt - Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet qysh dje në Prishtinë për të festuar me shqiptarët e Kosovës Ditën e Pavarësisë, ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto me kampionen e xhudos në botë, Majlinda Kelmendi.

“Foto e ditës’ e quan Rama këtë moment me kampionen , por Majlinda duket se ia ka komplikuar pak situatën kryeministrit shqiptar. Ajo ka ngritur lart dy gishta si demokratët e flaktë, por nuk e ka pritur aspak keq Rama, madje ka buzëqeshur.

Por kaq ka dashur që poshtë fotos të bëheshin komentet, ku miq të kryeministrit në Facebook, i shkruajnë se sportistja e ka provokuar me këtë gjest, transmeton Shqiptarja.