Chelsea vazhdon tutje në FA Cup, mposht Norwichin në penalti Foto: Reuters

Chelsea vazhdon tutje në FA Cup, mposht Norwichin në penalti

17 janar 2018 23:51

Chelsea ka arritur të kalojë tutje në FA Cup, duke e eliminuar sot Norwichin, por vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk mjaftuan që skuadra e Antonio Conte të siguronte plasmanin në fazën tjetër në FA Cup, transmeton Koha.net.

Rezultati i kohës së rregullt ishte 1 me 1. Batshuayi realizoi për Chelsean në minutën e 55.

Kurse Norwichi arriti të barazojë shifrat në minutën e 90+4 për Lewisit, gjë që çoi në vazhdime takimin.

Chelsea mbeti me dy lojtarë më pak në fushë në përfundim të vazhdimeve, pasi me kartonët e dytë të verdhë u ndëshkuan dy spanjollët, Pedro në minutën e 117, e Morata në minutën e 120+1.

Ne penalti Chelsea u tregua 100 për qind e saktë, duke shënuar pesë herë, përderisa Norwichi humbi penaltinë e parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme