Sport

Unitedi konsideron shitjen e Darmianit

Manchester Unitedi mund ta shesë Matteo Darmian në këtë afat kalimtar, raporton Calciomercato.

Sipas këtyre raporteve thuhet se interesim për shërbimet e tij kanë shprehur Milani e Valencia, transmeton Koha.net.

Darmian, që luan mbrojtës krahu, ka dështuar të t’ia sigurojë vetes një vend startues nën menaxhimin e Jose Mourinhos.

Ndërsa situatën e tij raportohet se po e vëzhgon edhe kampioni italian, Juventusi.