Sport

Bashkimi mposhtet në shtëpi nga lideri i Ligës Ballkanike

Bashkimi është mposhtur në shtëpi në ndeshjen e parë për vitin 2018 në Ligën Ballkanike.

Skuadra prizrenase u mposht 75:91 nga Blokotehna e Maqedonisë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Mysafirët ishin më të mirë në secilën periudhë, përpos asaj të fundit, ku barazuan.

Në tabelë tani, Blokotehna ka 15 pikë në pozitën e parë, ndërsa Bashkimi ka nëntë pikë pas shtatë ndeshjesh, në pozitën e pestë.