Bashkimi i Prizrenit e pret liderin në ndeshjen e parë për vitin 2018 në Ligën Ballkanike në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
Të mërkurën mbrëma (sonte, 19:30), në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, Bashkimi përballet me klubin Blokotehna-NB nga Gjevgjelia e Maqedonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkimi është i gjashti prej shtatë klubeve sa i ka këtë edicion Liga Ballkanike, derisa Blokotehna prin me 13 pikë, sa i ka edhe Rilski në vendin e dytë.
Blokotehna ka bilanc prej gjashtë fitoresh e një humbjeje, ndërsa Bashkimi ka dy fitore e katër humbje, përkatësisht tetë pikë.
Bashkimi humbjen e fundit nga Rilski e ka pësuar me rezultat zyrtar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).