Chelsea mohon interesimin për Sanchezin

Chelsea mohon interesimin për Sanchezin

16 janar 2018 17:45

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se “nuk e di” që klubi i tij është i interesuar për transferimin e anësorit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Blutë e Londrës janë lidhur me një transferim të kilianit pas raportimit se Manchester City i ka dhënë fund interesimit të 29-vjeçarit.

Manchester Unitedi është afër transferimit të Sanchezit, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Conte në konferencën për media ka folur për transferimet e mundshme dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me Sanchezin.

“Nuk mendoj kështu, nuk mendoj”, ka thënë Conte kur është pyetur për interesimin në Sanchezin.

“Sa i përket tregut të transferimeve- unë preferoj të flas me klubin dhe të jap mendimin tim dhe e përsëris se nuk dua të jap ndonjë mendim për këtë”, ka thënë veç të tjerash italiani.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme