Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skitarja keniase Simader po synon të lërë gjurmë

Skitaret nga vendet e Afrikës duken si risi në Lojërat Olimpike, por ajo nga Kenia, Sabrina Wanjiku Simader, është shumë serioze për karrierën e saj.

Simader 19-vjeçare, e lindur në Kenia, por e rritur në Austri, ka marrë tashmë hapat e parë në Kupën e Botës në skijim alpin dhe po shikon para që të përforcohet në rangun profesionist, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për që është edhe më impresive, Simader garon në disiplinat më sfiduese dhe të rrezikshme, në ato të shpejtësisë si lëshim dhe Super G. Zakonisht, skitarët nga vendet e tjera me përjashtim të atyre tradicionale të skijimit alpin, vendosin të garojnë në disiplinat më pak të rrezikshme si sllallom dhe sllallom të madh.

"Pasi jam keniase, kjo më bën më ekzotike dhe disa njerëz mendojnë se nuk di të skijoj", ka thënë ajo, ndërsa garoi në Super G në St Moritz, gara e dytë e saj në Kupën e Botës në skijimin alpin. "Dua të jap performancë të mirë që të më ndihmoj të bëhem profesioniste"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)