Sport

Unitedi shfrytëzon humbjen e Cityt për t’iu afruar në 12 pikë

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka shfrytëzuar humbjen e liderit të Premier Ligës, Manchester City nga Liverpooli, për t’iu afruar në 12 pikë në tabelë.

Unitedi këtë e bëri duke mposhtur 3 me 0 Stoke Cityn në xhiron e 23-të.

Antonio Valencia nisi serinë e golave në minutën e nëntë. I dyti shënoi Anthony Martial, ndërsa golin përfundimtar e realizoi Romelu Lukaku.

Në tabelë, “Djajtë e Kuqë” kanë 50 pikë në pozitën e dytë. 62 ka City në të parën, ndërsa Unitedin e ndjekin Liverpooli e Chelsea me nga 47 pikë në pozitat tre dhe katër.