Beshiktashi raportohet se ka shtuar interesimin për sulmuesin e Arsenalit, Danny Welbeck.
Klubi turk besohet se po kërkon një sulmues të ri për të zëvendësuar Cenk Tosunin që kaloi në Everton.
Sipas “Fanatik”, Beshiktashi ka pasur biseda me kampin e anglezit që të kompletojë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
27-vjeçari ka pasur vetëm shtatë ndeshje si startues në Premier Ligë në sezonin e ri.
-
15 janar 2018 23:02
-
Shpërndaje në: