Ujkani parashikon ndeshje të vështirë ndaj Islandës

20 mars 2017 23:50

Kosova të premten do të kërkojë fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Islandës të premten në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Portieri kosovar, Samir Ujkani, ka parashikuar ndeshje të vështirë ndaj islandezëve.

Ardhja e re në Përfaqësuesen e Kosovës, Besart Berisha, e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë Ujkanin.

Kapiteni i Kosovës, beson se me ardhjen e Berishës, Kosova, ka përfituar shumë.

Kosova gjendet në grupin I, dhe deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje duke pësuar tri humbje dhe një barazim për t’u renditur në pozitën e fundit me një pikë të tubuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme