Ronaldo dëshiron rikthimin tek Unitedi

Ronaldo dëshiron rikthimin tek Unitedi

15 janar 2018 18:51

Cristiano Ronaldo u ka thënë bashkëlojtarëve të tij te Real Madridi se dëshiron të rikthehet te Manchester Unitedi gjatë verës.

Sipas “AS”, pesë herë fituesi i Topit të Artë s’është i lumtur në Spanjë dhe ka shprehur dëshirën për largim nga klubi në fund të sezonit.

32-vjeçari po kërkohet edhe nga Paris Saint-Germaini.

Para se të kalonte në Madrid më 2009, Ronaldo kishte qenë pjesë e Unitedit për gjashtë vjet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme