Dortmundi është “lodhur” nga Aubameyangu

Dortmundi është “lodhur” nga Aubameyangu

15 janar 2018 18:03

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka thënë se është lodhur nga sjelljet e fundit të sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang u la jashtë të dielën në ndeshjen ndaj Wolfsburgut pasi mungoi në një takim të klubit.

“Në një moment ju arrini një pikë ku nuk mund të toleroni më. Kjo është faza në të cilën jemi dhe nuk e di se çka ka ai në mendje. Kemi pasur një bisedë, por nuk e kam parë këtë sjellje nga ai për shumë vjet. Është e qartë që nuk mund të vazhdojë kështu dhe ajo që po ndodh nuk mund të tolerohet nga klubi”, ka thënë ai për Sky në Gjermani.

Pavarësisht problemeve me klubin, 28-vjeçari deri tani ka shënuar 21 gola në të gjitha garat në sezonin e ri.

Së fundmi është folur për një largim të lojtarit në drejtim të Arsenalit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme