Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka thënë se mund të qëndrojë “përfundimisht” te Napoli.
Ai ka thënë për “Il Roma” se ka ardhur koha që Napoli të fitojë titullin e kampionit në Serie A.
“E kam imagjinuar jetën kështu siç jam te Napoli. Jam shumë i lumtur dhe është qytet i mrekullueshëm”, ka thënë ai.
Sa i përket klauzolës së largimit prej 50 milionë eurosh, mbrojtësi shqiptar ka thënë se kjo vendohet nga klubi, dhe se “i duket pak e tepërt”.
-
15 janar 2018 17:37
-
Shpërndaje në: