Ish-futbollisti i Manchester United do ta drejtojë kombëtaren e vendlindjes së tij.
Ryan Giggs është trajneri i ri i përfaqësueses së Uellsit.
Zyrtarizimi do të vijë në orët e ardhshme ku edhe do të bëhet prezantimi ti tij, por tashmë është e sigurt që ish mesfushori legjendar i Manchester United do të ulet në stolin e kombëtares së vendit të tij për të udhëhequr Uellsin drejt kualifikimit në Euro 2020 dhe Botërorin 2022.
Giggs do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me përfaqësuesen nga Mbretëria e Bashkuar dhe do të mundohet ta çojë sa më larg Uellsin duke marrë më të mirën nga yjet e skuadrës Gareth Bale dhe Aron Ramsey, gjatë kësaj periudhe, transmeton ksp.
Ai zëvendëson në këtë detyrë të larguarin Chris Coleman, i cili dështoi për ta kualifikuar kombëtaren uellsiane në Kupën e Botës.
-
15 janar 2018 13:41
-
Shpërndaje në: