Sport

Miami Heat fiton për të 7-ën herë me radhë

Miami Heat ka arritur të fitojë për ndeshjen e shtatë rresht në NBA ligën amerikane. Në ndeshjen e fundit, Miami triumfoi përballë Milwaukee Bucks me shifrat, 97:79, raporton KTV.

Slloveni Goran Dragiq ishte më i miri në fitore te vendësit. Dragiq e përfundoi ndeshjen me 25 pikë, 11-të prej të cilave në çerekun e katërt.

Milwaukee dështoi në shënime dhe ishin të saktë në gjuajtje vetëm 32 për qind, 6 për qind më pak se në çdo ndeshje tjetër të sezonit, që është përqindja më e vogël për këtë skuadër që prej 22 marsit të vitit 2013-të.

Giannis Antetokounmpo ishte lider i mysafirëve me 22 pikë ndërsa Hassan Whiteside shënoi dyshifror të dyfishtë prej 15 pikësh e 10 kërcimesh, por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen e skuadrës së tyre.