Sport

New Orleans triumfon ndaj New York Knicks

Me një paraqitje të jashtëzakonshme të Anthony Davis në “Madison Square Garden”, New Orleans arriti të kthehej në lojë ani pse me 19 pikë disavatazh, dhe e dërgoi lojën në kohën shtesë, ku më pas arriti të triumfojë me shifrat 123:118, raporton KTV.

Davis e përfundoi ndeshjen me 49 pikë duke shënuar thuajse nga çdo pozitë ku ai u gjend i lirë, dhe kjo është ndeshja e tretë rresht që ai shënon mbi 35 pikë, ndërsa në vazhdime arriti të realizojë 13 pikë.

Te vendësit lojë të mirë mbi parket pati dyshja Kristaps Porzingis dhe Tim Hardaway me nga 25 pikë secili, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e 24 të sezonit.