Sport

Klopp: Ndeshja ndaj Cityt do të kujtohet për kohë të gjatë

Trajneri gjerman është ndarë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij.

Jurgen Klopp nuk e fsheh lumturinë pas asaj fitoreje të madhe 4:3 të Liverpoolit me Manchester Cityn në Anfield të dielën.

Trajneri gjerman preferon ta komentojë me emocionet e tifozit, sepse një super përballje e tillë u luajt pikërisht për të kënaqur të gjithë ata që e dashurojnë këtë lojë të bukur.

“Është një ndeshje historike për të cilën do të flitet edhe pas 20 vitesh”, ka thënë Klopp, transmeton ksp.

“Mund ta analizosh si trajner ose si tifoz. Unë preferoj të dytën. Çfarë ndeshje! Mund të hyjë në histori, sepse mund të jetë humbja e vetme e Manchester Cityt në këtë sezon”.

“A pata frikë në minutat e fundit? Jo, nuk besoja se do të pësonim golin e katërt, sepse i njoh mirë djemtë e mi. Kjo ndeshje u ndoq nga e gjithë bota sepse të dyja skuadrat luajtën me zemër pikërisht për të dhuruar spektakël për tifozët”, ka përfunduar gjermani.