Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në pritje të Goretzkas

Skuadra e Bayern Muenchenit ende nuk ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Schalkes, Leon Goretzka, për edicionin e ardhshëm, pasi është në pritje të vendimit të tij.

Kështu ka shkruar të dielën “Bild”, transmeton “Koha Ditore”. Goretzka, 22-vjeçar, në fund të këtij edicioni do të mbetet futbollist i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Schalken.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët është raportuar se Bayerni kishte arritur marrëveshje me mesfushorin, por kreu i bavarezëve Karl-Heinz Rummenigge ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se brenda këtyre ditëve Goretzka do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën.

“Ne jemi shumë të interesuar dhe po presim përgjigjen e Goretzkas, i cili ka marrë oferta edhe nga Real Madridi, Barcelona, Manchester Unitedi e Juventusi”, është shprehur ai.

Goretzka është reprezentues i Gjermanisë dhe këtë edicion ka shënuar katër gola në 11 paraqitje në Bundesligë.