Sport

Vazhdon “rënia e lirë” e Real Madridit

Real Madridi nuk po arrin assesi t'u kthehet fitoreve në La Liga as në këtë vit. Madrilenët pësuan goditjen e radhës në kampionat, pasi u mposhtën në shtëpi nga skuadra e Villarrealit me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje të luajtur të shtunën e realizoi Pablo Fornals, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Villarreali për herë të parë në histori të klubit regjistroi fitore në stadiumin e Real Madridit.

Për Real Madridin kjo është humbja e dytë rresht në “Santiago Bernabeu” në tri ndeshjet e fundit kampionale. Në këto tri ndeshje Reali ka arkëtuar vetëm një pikë, falë barazimit me Celta Vigon. Ka pësuar në shtëpi edhe nga Barcelona (3:0) në ndeshjen e fundit të vitit të shkuar.

Për Realin kjo është hera e parë prej vitit 2000 që përjeton dy humbje rresht në shtëpi, duke dështuar të shënojë gol.

Me këtë humbje Reali ka bërë edhe një hap prapa, pasi ka mbetur në kuotën e 32 pikëve. Një start të tillë të dobët, Reali herën e fundit e pati në edicionin 2004/05, në të cilin tuboi 32 pikë pas 18 ndeshjeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)