Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina vlerësohet lart për golin e fitores

Trajneri i Ipswich Town, Mick McCarthy, e ka vlerësuar lart mesfushorin ofensiv të përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina.

Trajneri McCarthy ka theksuar se Celina me magjinë e tij në pjesën e dytë ia siguroi Ipswichit fitoren. Skuadra e Ipswichit me golin e shënuar nga Bersnat Celina në minutën e 67-të fitoi ndeshjen, të shtunën kundër Leeds United, në kuadër të javës së 27-të të “Championshipit” anglez, shkruan “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Celina pasi pranoi një top me goditje të fortë nga distanca mposhti portierin e Leeds për t'ia siguruar fitoren skuadrës së tij. Me këtë fitore Ipswich është ngritur në pozitën e 12-të.

“Ndonjëherë ai na shkakton probleme, duke e humbur topin, por kjo është ajo që mund të bëjë. Ai punon, ai është një personazh i vogël në fushë dhe një magji e vogël në pjesën e dytë na siguroi fitoren”, ka thënë McCarthy.

Për Celinën 21-vjeçar ishte goli i gjashtë i shënuar me fanellën e Ipswichit këtë edicion në 22 paraqitje. Një gol ka shënuar edhe në kuadër të “EFL Cup” të Anglisë.