Sport

Ismajli shënon në miqësoren e fituar thellë

Mbrojtësi Ardian Ismajli ka hapur serinë e golave te Hajduku i Splitit që mposhti skuadrën tjetër kroate, Varteks, me rezultatin e thellë 5:0, shkruan “Koha Ditore”.

Mbrojtësi i Kosovës shënoi në minutën e 25-të për rezultatin 1:0. Kjo ndeshje miqësore u zhvillua të dielën në Kroaci.