Sport

Mavraj me Hamburgun bëjnë hap prapa për mbijetesë

Mbrojtësi Mërgim Mavraj ka luajtur gjatë gjithë takimit te Hamburgu që pësoi disfatë në udhëtim nga Augsburgu me rezultatin 1:0.

Me këtë humbje kanë bërë edhe një hap prapa në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit të Gjermanisë, shkruan “Koha Ditore”. Hamburgu është në pozitën e parafundit me 15 pikë.

Gjatë gjithë ndeshjes te Freiburgu që barazoi në udhëtim 1:1 kundër Eintracht Frankfurtit luajti mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi. Freiburgu është në vendin e 14-të me 20 pikë.