Sport

Pirlo beson se Juve do ta eliminojë Barçën

Andrea Pirlo beson se Juventusi mund ta mposhtë Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Dy vjet më parë ekipet u përballën në finale, ku Barça u shpall kampione, por sipas ish-mesfushorit italian të Juves tani gjithçka është më ndryshe, kur dy ekipet përballen

“Do të jetë krejtësisht më ndryshe në krahasim me dy vjet më parë. Juve ka ndryshuar e ka ndryshuar edhe Barcelona. Tani nuk do të luajnë në finale, por në dy ndeshje rreth 180 minuta dhe mendoj se do të ketë lojë të mirë. Juve ka ekip të fortë dhe për të kaluar tutje duhet të luash me më të mirët. Ky Juventus ka kapacitetin për të eliminuar Barçën”, ka thënë ai për Sport.