Liverpooli ia shkakton humbjen e parë Cityt

Liverpooli ia shkakton humbjen e parë Cityt

14 janar 2018 18:53

Liverpooli e ka mposhtur 4 me 3 Manchester Cityn për t’ia shkaktuar humbjen e parë liderit të Premier Ligës.

“Të Kuqtë” nisën më mirë ndeshjen. Alex Oxlade-Chamberlain realizoi i pari në minutën e nëntë. Rezultati u barazua nga Leroy Sane në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Liverpooli nisi fuqishëm duke realizuar tre herë për nëntë minuta. Në minutën e 59-të, Roberto Firmino realizoi për 2 me 1, ndërsa Sadio Mane dhe Mohamed Salah realizuan nga njëherë tjetër për të çuar rezultatin në 4 me 1.

City u kthye në lojë në dhjetë minutat e fundit. Bernardo Silva ngushtoi fillimisht rezultatin në 4 me 2 në minutën e 84-të, ndërsa në minutën e parë shtesë Ilkay Gundogan shënoi golin e fundit të takimit.

Pas 23 ndeshjeve, City mbetet lider me 20 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje. “Qytetarët” kanë 62 pikë në tabelë. Liverpooli në anën tjetër kalon në pozitën e tretë, me 47 pikë. Po aq pikë ka edhe Manchester Unitedi që është i dyti e që ka një takim më pak, si dhe Chelsea që është i katërti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme