Livi Siver, një windsurfer profesionist bëri atë që shumë pak persona e kanë menduar; shkëmbeu dallgët e oqeanit me borën. Sfida interesante ndodhi në Japoni, pikërisht në malet e Rishiri Island në Hokkaido.
I njohur ndryshe me pseudonimin “Mbreti i Stilit”, 37 vjeçari Livi Siver e përgatiste këtë projekt prej 5 vitesh. Siver arriti të sfidojë të ftohtin duke qenë se temperaturat ishin -13 gradë celsius, për të bërë lëvizjet e tij, duke u bërë i pari windsurfer që testohet në ambientet alpine, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj”, u shpreh Siver për këtë aventurë të re të tij aspak të zakontë. 37-vjeçari përdori të njëjtën tavolinë si për Windsurfing madje pa lidhëse në këmbët e tij dhe e pajisur me një velë të madhe që e ndihmoi atë të zbresë nga malet.