Sport

Kjo është pamja që ka marrë stadiumi i Prishtinës

Descriptive Text

Stadiumi i Prishtinës ka nisur të marrë pamje më moderne.

Teksa po vazhdojnë punimet, është paralajmëruar se stadiumi i kryeqytetit do të jetë i gatshëm në muajin maj.

Vetë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ishte zotuar se stadiumi do të përfundohet në muajin maj. Ai madje kishte shtuar se stadiumi i kryeqytetit do të kalojë nën menaxhimin e FFK-së, transmeton KP.

“Ajo që është me rëndësi që kompania është e njoftuar se ne kemi vetëm një pjesë të buxhetit të ndarë dhe është pajtuar që pjesa tjetër t’i paguhet pas rishikimit të buxhetit, por, sido që të jetë ne besojmë që prilli ose fillimi i majit siç kam thënë edhe në takime të tjera do të jetë koha kur stadiumi do të jetë i gatshëm... Jemi pajtuar që edhe stadiumi i Prishtinës, por edhe stadiumi Adem Jashari të kalojnë nën menaxhimin e Federatës së Futbollit, natyrisht që kjo është një temë për të cilën do ta diskutojmë edhe me kryetarët respektivë të komunave edhe me klubet që menaxhojnë me këto stadiume dhe me gjithë akterët e përfshirë në mënyrë që të kemi një menaxhim të duhur “, kishte deklaruar Gashi.

Pas kësaj deklarate, pati reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili pati thënë se ministri Gashi duhet ta dijë që stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe nuk ka nevojë të hiqet nga procesi i privatizimit, pasi nuk është ndërmarrje shoqërore.

“Kjo pronë komunale do të jetë në dispozicion të reprezentacionit tonë dhe Klubit Prishtina duke u bazuar në modelet e avancuara të menaxhimit të stadiumeve Komunale. Këtë e kemi diskutuar edhe me Federatën”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

{gallery}