Hector Cuper është një njeri i lumtur. Kjo shumë lehtë mund të kuptohet nga fjalët e tij, gjestet dhe energjia me të cilën ai ndan mendimet.
Pastaj, Cuper me të vërtetë ka çdo arsye që të jetë i lumtur, pasi udhëhoqi Përfaqësuesen e Egjiptit drejt kualifikimit në botërorin "Rusia 2018" për herë të parë pas 28 vjetësh. Si dhe gjatë javës së shkuar ai fitoi çmimin për trajnerin më të mirë të vitit 2017, të cilën e ndau Konfederata e Futbollit e Afrikës (CAF), përcjell Koha Ditore shkrimin e FIFA.com.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, në lumturinë e Cuperit ka më shumë se kaq. Trajneri nga Argjentina, i cili ka drejtuar skuadra si Inter dhe Valencia, duket se e ka gjetur veten në botën e futbollit. Ai është në krye të "Faraonëve".
"Unë përsëri kam filluar të ndihem si trajner futbolli dhe për këtë arsye jam i lumtur", shpjegon 62-vjeçari Cuper, i cili në vitin 2015 mori drejtimin e Përfaqësueses së Egjiptit.
Mirëpo, si e ka modeluar këtë sukses në Afrikën e Veriut? Cuper zbuloi pesë gjërat që e ndihmuan ekipin e tij të sigurojë pjesëmarrjen në botërorin "Rusia 2018", dhe shpreson që Përfaqësuesja e Egjiptit të luajë një rol të madh në këtë turne...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).