Tre shokë futbolli

Tre shokë futbolli

14 janar 2018 09:15

Një autobus plot me fëmijë, e që ëndërrojnë një ditë të arrijnë nivelet më të larta të futbollit, po bënte rrugën për Shqipëri në ditët e fundit të dhjetorit.

Ishin fëmijë e të rinj të shkollës së futbollit “Lushta” nga Mitrovica. Së bashku me ta ishte fotografi i shkollës e po ashtu treshja e trajnerëve, Seid Onbashi, Shpëtim Fetahu e Emin Baliqi, shkruan Koha Ditore.

Të tre këta janë emra të njohur të futbollit mitrovicas. Më shumë se dy dekada më parë, Onbashi, Fetahu e Baliqi kanë bërë udhëtime të tilla të përbashkëta kur ishin vetë fëmijë dhe në fillim të karrierës si lojtarë. Në Shqipëri nuk kanë shkuar, por kanë udhëtuar brenda Kosovës për të "ndjekur" ëndrrën e tyre të futbollit.

Shumë ndeshje, shumë stërvitje, kanë në këmbët e tyre Onbashi, Fetahu e Baliqi. Por dallojnë paksa prej lojtarëve të tjerë të vendit. Shoqërinë që e kanë krijuar në moshë fare të re, e mbajnë ende. Është shoqëri e lidhur përmes futbollit dhe që vazhdon në futboll...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme