Ky është gjyqtari i ndeshjes Kosovë-Islandë

Ky është gjyqtari i ndeshjes Kosovë-Islandë

20 mars 2017 21:09

Është përcaktuar katërshja që do ta drejtojë takimin e së premtes mes Kosovës dhe Islandës në Kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.

Artur Dias është gjyqtari kryesor i ndeshjes që zhvillohet të premten në Loro Boriçi të Shkodrës.

Portugezi 37-vjeçar, i lindur në Vila Nova de Gaia, do të gjykojë për herë të parë një ndeshje të përfaqësueses kosovare, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Rui Tavares dhe Paulo Soares. Gjyqtar i katër do të jetë Joao Pinheiro, transmeton KP.

Kosova është në kërkim të fitores së parë në Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme