Sport

Celina “bombardon” Leedsin, i siguron fitoren ekipit të tij

Përfaqësuesi i Kosovës, Bersant Celina ka shënuar një supergol në përballjen e sotme ndaj Leedsit, për t’i siguruar pikët e plota ekipit të tij, Ipswichit.

Celina shënoi në minutën e 67 me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë, pas asistimit nga Kenlock, transmeton Koha.net.

Ky ishte goli i shtatë i Celinës në këtë edicion.