Sport

Belotti në “radarin” e gjigantit spanjoll

Descriptive Text

Atletico Madrid mund ta kthejë vëmendjen për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, gjatë verës, nëse zbret çmimi i italianit, që është 100 mln euro.

24-vjeçari ka kontratë me klubin deri në vitin 2021, ndërsa klauzola e tij tejet e madhe vlenë vetëm për ekipet jashtë Italisë, transmeton KTV.

Gjatë afatit kalimtar veror që shkoi, Belotti ishte edhe synim i Milanit, por megjithatë Torino arriti që ta bind atë ta mbajë në klub.

Çmimi i lartë i sulmuesit të talentuar mund të ulet për shkak se ai ka pësuar disa lëndime këtë sezon, dhe ka shënuar vetëm shtatë gola e ka dhuruar tre asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat.