Kampionia e Superligës te femrat, largohet nga garat

Kampionia e Superligës te femrat, largohet nga garat

13 janar 2018 17:59

Klubi Futbollistik i Femrave, Hajvalia, është shuar, dhe nëpërmjet një komunikate lëshuar për media, e ka konfirmuar largimin nga garat e sivjetme.

Kampionia e shumfishtë e Kosovës nuk dihet nëse do të ketë një rikthim në vitet e ardhshme, dhe kjo tërheqje është bërë për shkak të stadiumit dhe shpenzimet e mëdha që i ka pasur kryesia e klubit, transmeton KTV.

“Edhe përkundër shumë rezultateve të mira që kemi pasur me klubin e KF Hajvalia, edhe si klubi i parë që kemi marrë pjesë në “Champions League”, edhe pse jemi në vendin e parë në ligë dhe kemi shumë gjasa që të shpallemi përsëri kampion, ne me klubin e KFF Hajvalia do të tërhiqemi nga garat kampionale në kategorinë e femrave, për arsye të mungesës së stadiumit, shpenzimeve të shumta pa përfitim. “Me këtë rast falënderojmë të gjitha futbollistet për kontributin e dhënë dhe nga sot të gjitha janë të lira”, thuhet në komunikatën për media të Hajvalisë.

Në mbrëmjen gala të FFK-së ku u shpallën laureatët e vitit 2017-të, KFF Hajvalia e mori epitetin e klubit më të mirë të femrave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Prishtine pa fusnot15/01/2018 10:34

Ska lidhje, kryesorja zaptuesit e FFK-se mire po jetojne.

Shto koment

Të ngjashme