PSG-ja vihet pas Kantes

PSG-ja vihet pas Kantes

13 janar 2018 16:28

Paris Saint-Germaini raportohet se dëshiron ta ketë në radhët e veta yllin e Chelseat, N’Golo Kante.

Sipas Le 10 Sport mesfushori i Chelseat është synimi kryesor i PSG-së për afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.

Ai shihet si mesfushori ideal për ta zëvendësuar për një kohë të gjatë Thiago Mottan.

Në sezonet e fundit Kante ka qenë njëri prej mesfushorëve me vazhdimësinë më të mirë në Premier Ligë për punën e tij defansive te Chelsea e Leicesteri, të cilat i ndihmoi për ta fituar titullin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme