Sport

Gaitan i hapur për një kalim tek Interi

Descriptive Text

Nicolas Gaitan është në kërkim të një klubi ku do të mund të luante më tepër, ka konfirmuar agjenti i tij, e njëra prej opsioneve që ai ka për t’u transferuar është edhe gjiganti italian, Inter.

Anësori, që mbush 30 vjeç muajin e ardhshëm, është i hapur për një kalim tek Interi, përderisa është pjesë e Atletico Madridit që nga viti 2016, transmeton Koha.net.

“Idea është që ai të mund të luajë rregullisht, prandaj mund të largohet nga Colchoneros. Ai nuk po ka minutazhën e duhur në fushë. Ka disa opsione, megjithatë ai ende është pjesë e Altleticos”, ka thënë agjenti i tij, Jose Ibarren për Inter News.

Ai më tutje ka shtuar, “Interi është një klub i shkëlqyeshëm. Kush s’do të donte të mbronte ngjyrat e tyre dhe të jetonte në Milano? Por e përsëris, nuk mund të jap informacione për këtë, pasi nuk jemi informuar nga Atletico për ndonjë ofertë”.

Interi është në negociata me Benficën për mbrojtësin, Lisandro Lopez, dhe mesfushorët brazilain Rafinha e Ramires. Ndërsa raportohet se ka shprehur interesim edhe për Gaitanin.