Sport

Kosova humb, por merr vlerësimin nga superfuqia botërore

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka rezistuar në përballje me gjysmëfinalisten e Lojërave të fundit Olimpike, Poloninë.

Ndeshjen e luajtur të premten mbrëma në Povoa de Varzim të Portugalisë, polakët e fituan me rezultatin 30:19, por ata e kanë pranuar se nuk e kishin lehtë ndaj Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Polonia vlerësohet superfuqi e hendbollit ndërkombëtar, ndërsa ka pasur telashe të dominojë ndeshjen ndaj Kosovës. Madje Kosova në shumicën e kohës në pjesën e parë ishte në epërsi, që shkoi deri në tre gola.

Ndonëse të vlerësuar autsajderë, hendbollistët kosovarë falë angazhimit të madh ia dolën të mbanin epërsinë deri në minutën e 22-të. Në minutat e fundit të pjesës së parë lojtarët e Kosovës i humbën dy penallti dhe kështu në pushim shkuan me rezultat negativ. 13:12 ishin shifrat në fund të pjesës së parë, në të mirë të Polonisë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.