Rinis gara në sportin që po mundohet të marrë veten Foto: Ilustrim

Rinis gara në sportin që po mundohet të marrë veten

13 janar 2018 08:22

Me shumicën e skuadrave me fytyrë krejt tjetër për dallim nga stinori vjeshtor, pjesa e dytë e kampionatit të Kosovës në basketboll pritet të ofrojë garë më të fortë për pozitat që dërgojnë në plejof.

Stinori pranveror në IP Superligën e Kosovës në basketboll nis të shtunën (sot) me dy ndeshjet që zhvillohen në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Stinori hapet me takimin ndërmjet Kerasan Prishtinës e Golden Eagle Yllit, që nis në orën 15:00, ndërsa nga ora 19:00 luhet derbi i javës së 15-të ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Kampionia në fuqi, Sigal Prishtina e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e parë duke i fituar të gjitha 14 ndeshjet. Bashkimi i Prizrenit ishte i dyti me 24 pikë, përkatësisht me bilanc prej 10 fitore e katër humbjeve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme