Keita bashkohet të dielën me Liverpoolin

Keita bashkohet të dielën me Liverpoolin

12 janar 2018 23:06

Transferimi i Naby Keitas te Liverpooli ishte paraparë që të ndodhte në verë, por klubi anglez ka kërkuar me ngulm që ta transferojë atë në janar pas shitjes së Coutinhos te Barcelona.

Gazetari i futbollit për Bundesligën, Chris Williams raporton se informacionet e brenda Leipzigut i kanë konfirmuar se Keita do të bashkohet me Liverpoolin të dielën.

“Informacionet brenda klubit të Leipzigut këtë mbrëmje më thonë se Naby Keita do të bëhet të dielën lojtar i Liverpoolit”, ka shkruar ai në Tëitter.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme