Sport

Conte pranon se nuk e ka të sigurt qëndrimin te Chelsea

Descriptive Text

Antonio Conte ka pranuar se nuk e di nëse do të jetë menaxher i Chelseat edhe për sezonin e ardhshëm.

Italiani sezonin e kaluar fitoi Premier Ligën, por historia e Chelseat, sipas tij, dikton se nuk mund të parashikojë se sa gjatë do të mbetet menaxher i klubit londinez.

“Për menaxherin e këtij klubi është normale një situatë e tillë, edhe nëse e keni fituar ligën sezonin e kaluar dhe keni arritur finalen e FA Cup”, ka thënë Conte.

“Kjo është historia e këtij klubi për menaxherët. Kam përvojë për t’u përballur me këtë situatë. Ka diçka të çuditshme, pasi humbëm ndeshjen e parë kundër Burnleyt, mediat bën presion që të shkarkohesha. Mendoj se në klubet tjera kjo nuk ndodhë’, ka thënë veç të tjerash Conte.