Fenerbahçe mposht Valencian në Euroligë

Fenerbahçe mposht Valencian në Euroligë

12 janar 2018 14:34

Fenerbahce Dogus Istanbul pati vështirësi të mëdha, por me një përfundim të jashtëzakonshëm si në fazën e sulmit ashtu edhe në mbrojtje, për të triumfuar 80:67 si mysafir i Valencia Basket të enjten në mbrëmje.

Feneri që luajti pa basketbollistët, Jan Vesely, Nikola Kaliniq dhe James Nunnally, arriti fitore që ishte e 11-ta këtë sezon derisa ka 6 humbje, dhe pozicionohet në vendin e katërt në tabelë.

Kampioni në fuqi i Euroligës e nisi përballjen në mënyrën më të mirë të mundshme me epërsi 15:0, por Valencia ngadalë e shkriu epërsinë dhe në çerekun e tretë doli në avantazh me shifrat 47:39.

Megjithatë, sulmi efikas i turqve në krye me Kostas Sloukas që i printe shfaqjes së shkëlqyer, doli të jetë vendimtar në fund. Sloukas e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë prej 11 pikëve e 10-të asistimeve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme