Legjenda Ronaldo kritikon Neymarin për kalimin te PSG-ja

Legjenda Ronaldo kritikon Neymarin për kalimin te PSG-ja

12 janar 2018 13:35

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka pohuar se Neymari ka bërë një hap prapa në karrierë kur braktisi Barcelonën për Paris Saint-Germainin gjatë verës së kaluar.

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit kur kaloi në Paris për 220 milionë euro.

25-vjeçari ka treguar formë të mirë te francezët, duke realizuar 20 gola në të gjitha garat, por Ronaldo ka vënë në dyshim vendimin e bashkëkombësit të tij për t’u larguar nga Camp Nou.

“Në aspektin sportiv, vendimi është një hap prapa”, ka thënë Ronaldo.

“Por ka sfida që kërkojnë të gjithë. Kam luajtur te Barcelona një kohë dhe shkova te Interi kur kampionati italian ishte shumë më i fortë”, ka thënë veç të tjerash Ronaldo.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme