Sport

Shumë skuadra të interesuara për Strootmanin

Juventusi, Liverpooli dhe Olympique Marseille nuk po heqin dorë nga mesfushori i Romës, Kevin Strootman, çmimi i të cilit sillet të jetë rreth 35 milionë euro.

Lajmin e kanë konfirmuar të përditshmet italiane gjatë të premtes, me Juventusin që duket më serioz në këtë drejtim, pasi e shohin mesfushorin holandez si futbollist që do t’i sillte më shumë qetësi dhe përvojë skuadrës “Bardhezi”.

“Zonja e Vjetër” interesim në të kaluarën ka shprehur edhe për dy futbollistët tjerë të Romës, Radja Nainggolan dhe Lorenzo Pellegrini, transmeton Sporti në KTV.

Për të interesim kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Marseille, ndërsa në Francë do të bashkohej me ish-trajnerin e Romës, Rudi Garcian.