Kosova kundër gjigantit botëror - Polonisë

Kosova kundër gjigantit botëror - Polonisë

12 janar 2018 09:07

Pa shpresë për kualifikim, por me synim për të ngritur nivelin, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të enjten ka udhëtuar për në Portugali, shkruan sot Koha Ditore.

Në qytetin portugez Povoa de Varzim, hendbollistët e Kosovës prej së premtes (sot) deri të dielën i luajnë tri ndeshjet e fazës së parë të kualifikimeve evropiane për botërorin që vitin tjetër mbahet në Danimarkë e Gjermani.

Vetëm fituesi i grupit kalon tutje, përkatësisht kualifikohet për fazën e plejofit, ndërsa Kosovës nuk i jepen shpresa në grupin e katërt ku janë edhe Polonia, Portugalia e Qipro.

Ndeshja e parë, që luhet të premten (sot) nga ora 18:15, vlerësohet më e vështira për Kosovën. Përballë hendbollistëve të përzgjedhësit Taip Ramadani do të jetë Polonia, që vlerësohet lart në hendbollin evropian dhe që befasisht ka mbetur jashtë Evropianit, që po të premten (sot) nis në Kroaci. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme