Andin Rashica konfirmohet trajner i KB Prishtinës

Andin Rashica konfirmohet trajner i KB Prishtinës

11 janar 2018 20:37

KB Prishtina ka konfirmuar se Andin Rashica do të marrë drejtimin e klubit për pjesën e mbetur të sezonit.

Ai deri më tani ishte ndihmëstrajner i përfaqësueses së Kosovës, transmeton Koha.net.

“Andin Rashica rikthehet në shtëpi. Ndihmës trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Andin Rashica do të jetë trajner i klubit për pjesën e dytë të kampionatit”, thuhet në konfirmimin e KB Prishtinës.

Koha Ditore kishte raportuar më parë se Prishtina do ta përfundojë sezonin me Andin Rashicën si trajner, përkundër që e kishte nisur me turkun Ahmet Kandemir.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme